Producentja e famshme Kris Jenner së fundmi bëri një ndryshim në look-un e saj duke u shfaqur me nje model flokësh të njëjtë si vajza e saj, Kim Kardashian.

Një lëvizje e tillë u desh nga ajo që fansat ta ngatërronin menjëherë me yllin televiziv, shkruajnë mediat e huaja.

69-vjeçcarja u shfaq në një event familjar, teksa u pa që kishte lënë pas modelin e saj tipik të flokëve dhe kishte zgjedhur një prerje të shkurtër me balluke, njëjtë si Kim, disa muaj më parë.

Në rrjetet sociale, fillimisht shumë menduan se po shihnin Kim Kardashian, me disa komente që lanë të kuptohet se Kris Jenner kopjoi pamjen e vajzës së saj. Madje disa vunë në dukje se modeli i ri me balluke është pothuajse identik me modelin e flokëve që Kim kishte pak kohë më parë, gjë që ngjalli krahasime dhe komente ironike për nënën e Kardashian.





