15 Shkurt, 2021

Konkurrentja e “Për’puthen” i lë të gjithë pa fjalë, puth Andi Artanin në buzë! Ja komenti i tij


Jasmin Kadriu i la të gjithë pa fjalë dje në “Për’puthen Prime”, pasi shkëmbeu një puthje pasiononte, të papritur me Andi Artanin.

andi artani jasmin kadriu (3)

Kur u ul përballë Mevlan Shabës për të sqaruar debatin që patën në studio gjatë javës, nga i cili Jasmina doli e përlotur nga skena, ajo u çua dhe i kërkoi edhe Andit të bënte të njëjtën gjë.

andi artani jasmin kadriu (9)

Në këtë moment Kadriu i dhuroi një puthje pasiononte Artanit, i cili nuk e priste, por shtoi se i kishte “buzët e ëmbla”.

andi artani jasmin kadriu (7)

Duke qenë se është dita e ‘Shën Valentinit’, në një mënyrë ose në një tjetër nuk doja që ta kaloja vetëm. Ishte diçka e lënë përgjysmë nga takimi me Andin”,- tha pas puthjes Jasmina.

andi artani jasmin kadriu (6)

Dyshja kanë realizuar vetëm një takim, por në të u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke bërë xheloze disa prej vajzave të tjera në studio.

andi artani jasmin kadriu (5)

Ndërsa përballja me Mevlanin nuk zgjati shumë, pasi Jasmina tha se përderisa ajo është rritur me një nivel të mirë jetese, të njëjtën gjë do të kërkojë edhe në një lidhje.

andi artani jasmin kadriu (8)

Kjo erdhi si përgjigje ndaj përgjithësimit të Mevlanit që bëri për vajzat shqiptare, duke thënë se ato nuk vlerësojnë djalin, por “X5” e tij, pra gjërat materiale.

© Panoramaplus.al