Renato Mekolli i është rikthyer “Hell’s Kitchen” pas deklaratësh së tij të mëparshme se do ta linte emisionin në mes të sezonit e të largohej.

Emisioni i gatimit si rrallë herë ka patur edhe të qeshura. Shkak u bë një nga konkurrentët i cili erdhi në emision me paruke femrash për t’ju përshtatur skuadrës së vajzave.
Pas këtij momenti shef Renato nuk e ka mbajtur të qeshurën.
“O Zot ç’më ka gjetur mua me këta” u shpreh ai duke qeshur me të madhe.
© Panoramaplus.al
