Një ditë më parë grupi i njohur “West Side Family” ka publikuar klipin e tij më të fundit të titulluar “Komshia”.
Këtë herë Landi Hysi dhe Armir Shahini kanë sjellë një klip mjaft veror dhe ritmik duke të të sjellë në kujtesë stilin e tyre të vjetër të këngëve.

Ndërkohë kujtojmë se që pas vdekjes së Dr. Florit, (4 vjet më parë), grupi u rikthye vetëm pak kohë më parë me këngën “Beso” ku kishte pjesë nga kënga e papërfunduar e shkruar nga ai, duke sjellë një tribut për të.
Por këtë herë ata kanë vendosur të vijnë mjaft ritmik në këtë produksion të ri.

