Një debat i zjarrtë ka nisur me ndjekësit e Vlabona Selimllarit, pasi kjo e fundit publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto të flamurit grek ku bashkëngjitur shkruante: “Të lutemi për Greqinë”.

Fansat e ish-Miss Shqipërisë janë ndarë në dy kahe, ata që u vjen keq për fatkeqësinë e Greqisë që shkaktoi mbi 80 viktima dhe të tjerët që ndjenjë urrejtje për grekët dhe racizmin e tyre.
Në komentet e shumta që janë bërë në këtë postim të Valbonës ka nga ata që kujtojnë historinë dhe përmendin Çamërinë për të risjellë në vëmendje vrasjet e shqiptarëve dhe dëbimin nga shtëpitë e tyre.

“Mos harroni genocidin me Çamërinë, nuk ka mëshirë për ta! Vranë gra shtatzëna, fëmijë, pleq dëbuan SHQIPËTARËT nga shtëpitë e tyre, dhe akoma vazhdojnë në një farë mënyre ta bëjnë duke pajisur Shqipet me pasaporta Greke, duke rritur numrin e Greqisë! Dhe ti @valbonaselimllari mban zi???!! Vdekshin që të gjithë ata popull I ndyrë karma nuk harron!”, shkruan një komentues.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Selimllari e cila replikon me ndjekësit duke thënë: “O njerëz mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore. Keqardhje për çdo fatkeqësi dhe humbje… është kaq e thjeshtë”. “Se janë qenie njerëzore si ti dhe une… ”.
“Normal që janë por edhe krimet që kanë bërë kundër shqiptarve nuk harrohen kurrë”, ia kthen komentuesi.

Të tjerë janë mërzitur me faktin që Valbona ka publikuar foton e flamurit grek, ndërsa Valbona ia kthen kështu: “Në fakt atë foto gjeta kollaj dhe nuk kisha atë qellim. Megjithatë me bën shume përshtypje qe nuk merreni me ngjarjen dhe dhimbjen njerzore por me flamurin qe ne rastin konkret simbolizon vendndodhjen e tragjedisë njerëzore (po e përsëris)”.
“Vdekja si urohet askujt çfarëdo qoftë ai… atje ka pasur fëmijë nëna baballarë motra dhe vellezër, unë kështu i shoh njerëzit, ty Greku ti ka fajet nga ata te kane ardhur gjithë te këqijat, se harrojmë se çfarë kafshësh janë njerëzit e këqij pavarsisht kombësisë se tyre…. ndaj ne këtë jete janë te ndare te mirët dhe te këqijtë… për fat te keq”, replikon Valbona.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
