5 Dhjetor, 2017

Komentuesit ‘’masakrojnë’’ Shpat Kasapin, ja lapsusi që bëri


Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka bërë një ‘’gafë’’ në rrjetet sociale për të cilën u pendua shumë shpejt.

Ai kishte postuar një foto në Instagramin e tij, teksa shihej në një pishinë vetëm me të brendshme të ngushta. Por duket se kjo foto ka shkaktuar batuta mes ndjekësve të tij, të cilët nuk kanë nguruar ta komentojnë. Edhe këngëtari u është kundërpërgjigjur duke e fshirë postimin pas kësaj atmosfere të krijuar në faqen e tij.

 

© Panoramaplus.al