13 Qershor, 2024

‘Kokë më kokë’ në televotim për çmimin e madh, ja cili fermer fitoi edicionin e parë të “Ferma Vip”!


Dijonis Biba, është fermeri i cili fiton edicionin e parë të “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

 

Pas shumë sfidave, Dijonisi Biba dhe Florian Agalliu, ishin dy fermerët të cilët u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.

 Ndërkohë, rikujtojmë se gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin gjithashtu edhe Baby G, Ditea Berisha, Renis Gjoka, dhe Çiljeta Xhilaga.

© Panoramaplus.al