Këngëtarja Dafina Zeqiri, së fundmi ka ndarë një moment shumë të veçantë me ndjekësit në llogarinë e saj Instagram.

Në foton e postuar, Dafina, e veshur me fustan të bardhë shfaqet e ulur në gjunjë teksa i vë në gisht unazën partnerit duke improvizoruar një propozim.
Krahë postimit ajo ka shkruar: Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!”

Këngëtarja dhe Kreshniku, pasi u celebruan pak ditë më parë në Prishtinë, kanë nisur përgatitjet për dasmën, pasi kane shpërndarë dhe ftesat për miqtë e të afërmit e tyre.

Ka qenë miku i Dafinës, këngëtari Yll Limani, i cili zbuloi më shumë. Artisti publikoi në llogarinë tij në Instagram ftesën e veçantë nga Dafina dhe Kreshniku për të qenë pjesë e dasmës së tyre.

Po ashtu, në postimin e këngëtarit duket edhe data e ceremonisë, e cila do të mbahet më datë 26 tetor të këtij viti.

Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.

“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.

© Panoramaplus.al

