12 Mars, 2025

“Koha po fluturon”- Zbuloi se do të bëhet nënë, Dafina Zeqiri shkëputet nga muzika? Ja mesazhi i këngëtares


Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, ka njoftuar se shumë shpejt do të bëjë një pauzë nga muzika.

Me anë të një “story” të publikuar në Instagram ajo ka shkruar se s’ka mbetur edhe shumë  kohë që ky moment të vijë teksa thekson “mos u shqetësoni muzika vazhdon”.

“Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur shumë net magjike me ju pa para pauzës… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja.

Dafina nuk ka dhënë një arsye se pse do të vijë kjo pauzë, por shumë prej ndjekësve po aludojnë se shkak mund të jetë shtatzënia e këngëtares, siç duket ajo do t’i dedikohet tërësisht djalit të saj kur ky i fundit të vijë në jetë.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë ajo kurorëzoi romancën e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji, në martesë, me një dasmë luksoze ashtu siç Dafinës i ka hije.

Nuk u desh kohë që çifti i ri të jepte lajmin e ëmbël që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Dafina lë të nënkuptohet se është në pritje të një djali, pasi shkruan “Baby on board” me një zemër blu.

Në këtë postim, artistja ka ndarë disa foto me barkun e rrumbullakosur, si dhe pamje nga eko gjinekologjike.

 

© Panoramaplus.al