2 Mars, 2018

Koha ka ndaluar për Jennifer Lopez, mahnit fansat me fotot e fundit


Ajo është 48 vjeçe, por në fakt duket sikur ka vetëm 20 vjet. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez, e cila aktualisht është në rolin e anëtares së jurisë në emisionin “NBC World of Dance”.

JLo ka publikuar në prapaskenë disa foto nga look-u i saj i mbrëmjes në emision, ku shfaqet e veshur me një fustan rozë shumë të shkurtër, i cili i ekspozon në mënyrë perfekte format e saj fizike.

Me një make up profesional dhe flokët e mbledhura gjysmë, Lopez duket e mrekullueshme.

Paraqitjen e saj do e kishte zili çdo vajzë, e cila është disa herë më e vogël në moshë se ajo.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al