18 Shtator, 2024

Kledi Kadiu në dhimbje të thellë, i ndahet nga jeta personi i veçantë: E di që do jesh i lumtur pranë…


Balerini Kledi Kadiu, ka ndarë së fundmi një postim në “InstaStory” për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Beppe Menegatti.

Në postimin dedikuar të ndjerit balerini është dukur mjaft i prekur, duke na lënë të kuptojmë se marrëdhënia mes tij dhe Menegatti-t ka qenë e veçantë.

 “Mirupafshim Masetro Beppe. E di që do jesh i lumtur krah Carlës,” shkruan Kledi teksa shfaq një foto me regjisorin.

Regjisori i teatrit dhe bashkëshorti i Carla Fraçi vdiq ditën e djeshme në Romë, pasi disa ditësh i shtruar në spital. I lindur në Firence më 6 shtator 1929, Maestro Menegatti drejtoi vepra teatrale, baletë dhe shumë shfaqje botërore të kërcimit.

 

© Panoramaplus.al