Klea Huta dhe Elgit Doda i surprizuan të gjithë dy vite më parë me publikimin e fotove nga Marrakeshi ku shiheshin të veshur si nuse dhe dhëndër.

Çifti i tha “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit larg syrit të të gjithëve, duke celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, moderatorja zbuloi se ky ka qenë thjesht një set fotografik dhe se dasma është në planet e çiftit.

Në atë kohë, aktorja bashkë me këngëtarin menduan se do të ishte më mirë që të shkonin jashtë shtetit, sepse Klea ishte shtatzënë dhe nuk u premtonte koha për të organizuar dasmën.

Këngëtarja tha se do të presin edhe pak sa të rritet djali i vogël që kanë bashkë, Krid.

“Kemi qejf, sa të rritet edhe pak djali”,- u shpreh Huta.

Emri “Krid” që dyshja përzgjodhi për vogëlushin e tyre i bëri të gjithë kuriozë për të mësuar kuptimin e tij.

“Kur unë isha shtatzënë, po shikoja një film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë të zgjidhnim.

Shiko këtej, shiko andej, nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali, personazhi kryesor, e kishte Krid dhe unë thash ‘Eureka’”,- tregoi Klea.


