13 Dhjetor, 2023

Klea Huta shtatzënë për herë të dytë? Ja detaji që e “tradhtoi” këngëtaren dhe bindi fansat e saj (Foto)


Mbrëmjen e djeshme është mbajtur premiera e filmit “5 Herë Jo”, ku protagonistë kryesorë janë Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Kush sjell më shumë para në shtëpi? Ja si përgjigjen Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Shumë nga personazhet e njohura të showbizit shqiptar u bënë pjesë e këtij eventi, ndër ta ishin edhe këngëtari i njohur Elgit Doda dhe bashkëshortja e tij Klea Huta.

E163ACFE 1CBD 4EE5 8BC7 FD872BF593DA

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto me bashkëshortin e saj nga premiera e filmit, ndërsa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë kafe të errët të ngjeshur pas trupit.

Të shumta ishin aludimet e ndjekësve se ajo është në pritje të ëmbël, për shkak të barkut paksa të rrumbullakët.

1D0DA3E1 758A 421A 9CA4 B02526C31095

Meëgjithatë akoma nuk dihet nëse këngëtarja është shtatzënë apo jo, pasi dyshja nuk kanë dhënë ndonjë koment në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare çifti kanë një djalë, Krid.

 

 

© Panoramaplus.al