12 Dhjetor, 2017

Klea Huta dhe Elgit Doda dalin hapur me dedikime dashurie


Klea Huta dhe Elgit Doda edhe pse kishin shumë kohë që përfliteshin  për historinë e tyre të dashurisë vetëm pak kohë më parë e bënë publike lidhjen. Që nga ai moment ata janë fotografuar shpeshherë në krahë të njëri-tjetrit, duke u shfaqur së bashku në çdo event publik, sikundër ishte hera e fundit në netët e ‘’Këngës Magjike’’.

Tani çifti i njohur nuk e ka më problem ta shprehin hapur dashurinë. Edhe sot ndërsa Klea ka publikuar një fotografi të saj Elgiti i komentonte disa ikona me zemra. Edhe vetë Elgiti ka publikuar vetëm pak më parë një fotografi të ëmbël të të dyve ku duket kaq shumë dashuri mes tyre.

© Panoramaplus.al