Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë djalin e saj sot.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Klea me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Ajo publikoi foton duke mbajtur dorën e bebit së bashku me Elgitin dhe zbuloi emrin e tij.
“Të dashurojme Krid! 04/06/2020”– shkroi moderatorja.
Ndërsa këngëtari shkroi: “Pak nga pak ne po formojme pazellin e jetes tone te dua Klea Huta. Te dua Krid.”

Klea tregoi se lindi fëmijë në mënyrë natyrale dhe ishte eksperienca më e bukur e jetës së saj.
“Si perfundim une linda sic doja vete, ne menyre natyrale me epidural dhe eshte eksperienca me e bukur e jetes time,”– shtoi ajo.
Moderatorja falenderoi edhe bashkëshortin e saj Elgitin duke shkruar: “Por mbi te gjitha faleminderit ty Elgit Doda, dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.”

Çifti i njohur pak ditë më parë njoftuan se kishin vendosur që Elgiti të ishte në sallën e lindjes kur Klea të lindte fëmijën.
Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tha se ky është një nga vendimet më të bukura në jetë që prindërit mund të marrin për të pritur së bashku ardhjen e fëmijës.
“Një nga vendimet më të bukura në jetë është që të dy prindërit ta presin ardhjen e fëmijës bashkë,”- shkroi Klea, teksa shpërndau një postim ku tregohen 5 arsyet pse partnerët duhet të jenë të pranishëm në sallën e lindjes.

Gjithashtu moderatorja dhe muzikanti vendosën të ruajnë qelizat staminale të djalit.
“Pike se pari, si prinder, urojme te mos na duhen kurre, por ruajtja e tyre per ne do te thote siguri shendetesore.?? Çdo prind do me te miren per femijen e tij? Kemi lexuar shume gjate shtatzanise dhe kemi mesuar per ruajtjen e qelizave staminale prej kordonit kerthizor?? Qelizat staminale trajtojne/kurojne mbi 80 semundje? Per me teper qe mund te perdoren dhe per ne, mamin dhe babin apo motra/vellezer te ardhshem apo per kedo nga familjaret nese qelizat kane perputhshmeri?”-shkroi moderatorja pak ditë më parë në një postim në Instagram.
/Panoramaplus.al


