31 Mars, 2018

Klea dhe Elgiti sapo kënduan një duet bashkë (VIDEO)


Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një prej çifteve më të preferuar të publikut shqiptar. Që kur bënë publike lidhje, të gjithë janë sy e veshë nga profilet e tyre në rrjetet sociale në pritje për të mësuar ndonjë detaj të ri nga lidhja e tyre.

Por këtë herë që të dy i kanë lënë fansat e tyre pa fjalë, pasi ashtu si me shaka publikuan duetin e parë së bashku.

Elgiti ka publikuar dy video në “Instastorie”, ku në të parën dëgjihet Klea e cila këndon e vetme, ndërkohë që ai shkruan: “E zunë hallet!’

Ndërsa në videon e dytë, dyshja këndon së bashku këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës në një duet super romantik, ku zërat e tyre kombinohen në mënyrë të mrekullueshme.

“Na zunë hallet bashkë!”, shkruan me humor Elgiti, ndërsa Klea shkruan: “Po qajmë hallet, pooor me piano këtë herë!”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al