12 Tetor, 2020

Klea dhe Elgiti festuan përvjetorin e katërt të lidhjes, por pse një ditë me vonesë? Ja ç’ka ndodhur


Klea Huta dhe Elgit Doda e kanë nisur romancën katër vite më parë dhe sot janë prindër të një djali katër muajsh, që e kanë quajtur Krid.

klea dhe elgiti (4)

Ditën e djeshme, Klea ka zbuluar nëpërmjet një videoje në Instastory se më dhjetë tetor ata festojnë përvjetorin e lidhjes.

klea huta dhe elgit doda (5)

Por, këtë vit, për shkak të angazhimeve të partnerit të saj, festa është realizuar një ditë me vonesë.

Kush e gjen çfarë festojmë ne sot? E kishim dje në fakt, por burri kishte shumë punë dhe e festojmë sot. Çfarë është ajo?”,- ka shkruar Klea krahas videos, duke u dhënë ndjekësve disa alternativa për të parë nëse do ta gjenin përgjigjen e saktë.

klea huta dhe elgit doda (4)

Më pas, aktorja bukuroshe ka postuar një foto, ku duken dy gota vere, duke nënkuptuar se po festojnë.  Klea dhe Elgiti u martuan vitin e kaluar, por pa organizuar një dasmë.

klea huta (4) klea huta (2) klea huta (8) klea huta dhe djali i saj (8) klea huta1

© Panoramaplus.al