8 Maj, 2018

Klaudia Pepa provokon me kërcimin sensual, por i ndodh e papritura në shkallë… (VIDEO)


Prej kohësh Klaudia Pepa është kthyer në balerinën më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Jeta e saj private, projektet e reja, postimet në rrjete sociale, çdo gjë lidhur me të tërheq vëmendjen e ka interes për publikun.

Balerina e njohur është shumë aktive në “Instagram” ku shpeshherë poston video kërcimesh. Por teksa xhironte videon e fundit Klaudiës i ka ndodhur një e papritur.

Ajo shfaqet me një veshje transparente, me taka, teksa bën një kërcim provokues nën ritmin e këngës së Jennifer Lopez, te shkallët e shtëpisë.

Teksa bën të ulet, asaj i rrëshqet këmba dhe i merr shkallët e fundit me radhë, e ulur në të pasme.

“Kur të thonë “nuk je mjaftueshëm sensuale” por ti e provon. Oooopppssss”, shkruaj Klaudia bashkëngjitur me videon.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al