Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Klajdi Haruni ka vendosur që trupit të tij t’i shtoj një tatuazh, por me një kuptim shumë të veçantë.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, Klajdi ka postuar një fotografi ku tregon tatuazhin, i cili ka formën e një melodie muzikore e bërë në dorën e tij.
Siç edhe vetë Haruni tregon, tatuazhin e ka si një dedikim për babanë e tij, të cilin e konsideron si njeriun më të rëndësishëm në jetë.

Fotografinë e postuar, këngëtari e ka shoqëruar edhe me një përshkrim shumë emocionues: “Unë e dua muzikën, melodinë, por për mua s’ka melodi më të bukur se zëri tënd. Të dua babi”.
© Panoramaplus.al
