14 Nëntor, 2020

Klajdi Haruni publikon për herë të parë foto krah të dashurës, por kush është vajza që i ka vjedhur zemrën?


Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni, mbrëmjen e djeshme zbuloi se ka një vajzë në jetën e tij.

klajdi haruni (1)

Ai postoi në Instagram një foto, ku shfaqej krah të dashurës, me të cilën kishte zgjedhur të kalonte një ditë të qetë në natyrë e larg zhurmës së qytetit.

klajdi haruni

Fotoja është realizuar shumë larg çiftit dhe për këtë arsye është e pamundur që të dallohet identiteti i saj.

klajdi haruni (4)

Megjithatë, këngëtari i “Threedots” ka vizatuar një zemër të bardhë krahas postimit, duke na bërë kuriozë.

klajdi haruni (2)

Edhe pse ai ka qenë gjithnjë i rezervuar në lidhje me jetën private, para pak kohësh zbuloi në “Klanifornia” se i rreh zemra për një vajzë.

klajdi haruni (3)

© Panoramaplus.al