Sapo ka dalë kënga më e re e kantautorit Flori Mumajesi. “Thjesht të du” mori zemrat e të gjithëve që në dëgjimin e parë. Kjo këngë është pëlqyer shumë edhe nga kolegët e Florit, një ndër ta, Klajdi Haruni.

Ai e shpërndarë një pjesë të videoklipit në ‘Instagramin’ e tij duke i bërë mikut dhe kolegut të tij një kërkesë të veçantë.
“Do të doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime”, shkruan Klajdi.
Flori i është përgjigjur menjëherë: “E këndon vëllai yt për ty dhe për atë do t’i shkëlqej sytë”.
Mengjithëse gjithnjë është treguar ‘hermetik’ për jetën e tij personale, përpara pak kohësh Klajdi Haruni deklaroi se zemra e tij ishte e zënë.
View this post on Instagram
Do doja shume te ishte kartolina e dasmes sime ? @iamflorimumajesi @petritkllokoqi @erzapecci
Tashmë e dimë që së shpejti do ketë dasmë në showbizz, por dimë gjithashtu se cila do të jetë dhurata e veçantë e mikut të tij më të ngushtë, Flori Mumajesit.



