6 Janar, 2019

Klajda Gjosha kalon pushimet pranë familjes


Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duket se po i shijon shumë pushimet e fundvitit dhe pauzën nga politika.

Gjuha e ashpër, me të cilën komunikon politika, është një stres më vete jo vetëm për publikun, por edhe për ata që janë pjesë e saj.

Dhe me siguri, kjo periudhë pushimesh është një detoks i vërtetë, duke qenë larg saj dhe më eksluziv pranë familjarëve.

Klajda është parë bashkë me bashkëshortin dhe djalin, duke shëtitur dhe duke bërë pazare.

Klajda është veshur sport, me xhinse, duke lënë për pak kohë mënjanë veshjet e saj elegante dhe formale, takat e larta dhe çdo gjë që duhet për t’u shfaqur në publik si deputete.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al