Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga publikimi i këngës, këngëtarja nga Kosova na ka shuar kureshtjen me disa fragmente që ka nxjerrë në rrjetin e saj social “Instagram”, ku duken edhe skenat e klipit të ri.

Era Istrefi ishte këngëtarja e përzgjedhur për të bërë himnin e botërorit “Rusi 2018”, këngë e cila është një bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.
Nga pamjet e nxjerra duken disa makina luksoze teksa xhirojnë gomat duke formuar një rreth, skena të cilat na kujtojnë filmin “Fast and Furious”. Ndërsa Era është shfaqur mjaft sensuale me flokë të zeza.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

