Nicole Kidman ka emocionuar publikun me paraqitjen e saj më të fundit, këtë herë në një projekt të veçantë pranë vajzës së saj 14-vjeçare, Faith.

Aktorja fituese e çmimit Oscar është fytyra e re e fushatës globale për markën luksoze japoneze të bukurisë Clé de Peau Beauté, në një video bardh e zi të titulluar “Çelësi i Shkëlqimit je Ti”.
Reklama, e cila ka në qendër temën, përmban imazhe simbolike si lule që çelin, retë që rrëshqasin mbi një peizazh poetik, dhe Nicole Kidman që mediton para një ore me rërë apo lexon një skenar, një metaforë për kalimin e kohës dhe bukurinë që qëndron përtej pamjes së jashtme.

Në një moment të veçantë dhe emocional, Nicole përqafon vajzën e saj Faith, e cila shfaqet me një veshje elegante të zezë, duke përfaqësuar hijeshinë dhe thjeshtësinë. Edhe pse shfaqja e saj në video është e shkurtër, prania e Faith e bën spotin veçanërisht domethënës.

Duke folur për revistën People, Kidman e përshkroi përvojën si magjike:
“Ishte një ëndërr, një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër. Faith është fëmija im dhe ishte një mënyrë e ëmbël për ta kapur atë në këtë moshë. Ishte një nga ato momente kur thua: ‘Kjo nuk është punë, kjo është një dhuratë’.”
Në postimin e saj zyrtar në Instagram, Clé de Peau Beauté e përshkroi fushatën me fjalët:
“Shkëlqimi fillon me Clé de Peau Beauté, por se sa larg ju çon, varet nga ju.”
Marka gjithashtu prezantoi Nicole Kidman si ambasadoren e re globale, duke nënvizuar elegancën dhe përvojën e saj si një ikonë e bukurisë dhe artit.
Nicole Kidman ka dy vajza, Faith Margaret (14) dhe Sunday Rose (17), me bashkëshortin e saj muzikant Keith Urban, si dhe dy fëmijë të adoptuar, Isabella dhe Connor, nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Tom Cruise.
© Panoramaplus.al
