Loredana Zefi ka publikuar një foto të vetes, ku shfaqet ujë e sapun, duke na treguar të gjithëve se si duket në të vërtetë pa grim.

Së fundmi këngëtarja ka qenë duke shijuar pushimet në Dubai së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Mozzik, dhe me vajzën e tyre, Hanën.

Reperja publikoi në Instastory një foto të fytyrës së saj nga afër dhe pa filtra.
“Kjo jam unë në të vërtetë”- shkroi Zefi krahas postimit.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë detaje nga jeta e përditshme me ndjekësit.

Loredana dhe Mozzik përfliten për një ribashkim, pasi fansat herë pas here kanë zbuluar detaje që tregojnë se ata kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pa Hanën. Kjo tregon se dyshja është bërë bashkë jo vetëm për hir të vajzës.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar se janë sërish çift.


