Moderatorja e dashur për publikun shqiptar Luana Vjollca ka postuar në “Instagram” një fotografi ndryshe nga herët e tjera.
E veshur stil dhe e kuruar në detaje për eventin privat që mbajti Elvana Gjata, moderatorja publikoi një foto mjaft “funny”.

Fustani e tregonte mjaft seksi, por si duket Luana nuk ka mundur pa e postuar foton ku shihet duke qeshur brenda në vaskë. Nuk dihet nëse ka qenë para apo pas eventit por si duket kjo foto i ka pëlqyer tej mase edhe stilistit të njohur, Niko Komani.

Ai e cilëson Vjollcën si “dritë” ndërsa kjo e fundit ja kthen duke e quajtur “yll”. Normal që Luana do e postonte këtë foto, pasi vërtet duket në super formë, pavarësisht vendit ku ndodhet.
© Panoramaplus.al
