3 Maj, 2018

“Kjo është nuse”, ja çfarë bën Andrra për Sinanin në mes të Australisë


Këngëtarja Sinan Hoxha e bashkëshortja e tij Andrra Destani prej disa ditësh janë nisur në një udhëtim jashtë vendit, ku duket se po kënaqen jashtë mase.

Ky udhëtim ishte surprizë e Sinanit për Andrrën, e cila festoi ditëlindhen e mbushi 23 vjeç. Kjo e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga pushimet, duke treguar se po ja kalojnë shumë mirë.

Së fundmi, bukuroshja tregoi për ndjekësit se nga Singapori, që ishte destinacioni i tyre i parë, ata kishin ndërmend të udhëtonin për në Australi. Edhe nga këtu çifti ka publikuar foto të ndryshme.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy është një postim i Sinanit, i cili ka habitur me videon që i ka publikuar Andrrës. Çifti ndodhet në Sydney të Australisë dhe në mes të qytetit kanë gjetur një çezmë, në të cilën Sinani është përkulur të lajë duart.

Aty shfaqet Andrra duke i shërbyer bashkëshortit dhe duke e mbajtur rubinetin hapur, në mënyrë që në çezmë të kalojë ujë. “Kjo është nuse”, ka shkruar me humor Sinani për Andrrën në videon e tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al