13 Maj, 2019

Kjo është hera e parë që dikush e bën për të qeshur ministrin Lleshaj (FOTO)


Qëkur ka ardhur në krye të Ministrisë së Brendshme, një institucion me mjaft përgjegjësi, zoti Sandër Lleshaj është shquar për një profil disi hermetik. Është e kuptueshme deri diku po të kemi parasysh pozicionin që ka, por edhe faktin që vjen nga një eksperiencë ushtarake.

Megjithatë, në krye të Ministrisë së Brendshme, dikur Saimir Tahiri bëri jo pak marketing me disa gjetje spektakolare si p.sh. surpriza për fëmijët e sëmurë me policë Spiderman, që ngjiten në muret e spitaleve. Diçka e tillë apo e ngjashme me Spiderman-ët e Saimirit, as mund të imagjinohet në rastin e zotit Lleshaj.

Madje, ajo që që ne kemi pikasur nga të gjitha fotot që disponojmë për të, është se Lleshaj, kur shkon në Parlament, është totalisht i vetmuar, nuk shoqërohet me askënd përvç truprojave dhe ka një pamje shumë serioze. Nuk e dimë se si ndodhi, por këtë herë në Parlament ai u pa i shoqëruar nga deputeti Bashkim Fino dhe madje edhe buzëqeshi pak!!!!!

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al