Fansat po pretendojnë se Justin Bieber ka thumbuar ish të dashurën e tij Selena Gomez, për fejesën e saj me producentin Benny Blanco pasi publikoi një meme në Instagram. Postimi në fjalë përfshinte një skenë nga filmi “The Lord of the Rings”, ku personazhi Gollum shfaqet duke mbajtur unazën e artë me një shprehje admirimi.

Teksti që shoqëronte klipin ishte: “Vajzat në rrjetet sociale kur fejohen”.
Nuk vonoi shumë dhe ndjekësit në rrjetet sociale nisën të spekulonin për kuptimin e postimit enigmatik të këngëtarit të shumë hiteve.

“Justin Bieber po çmendet nga lajmi i fejesës së Selenës?? Karma ekziston”, shkroi një përdorues në X, duke cituar një varg nga kënga e re e Gomez dhe Blanco: “Si është të ndihesh i harruar”.

Një tjetër komentoi: “Kjo është e turpshme. Kujtoni që ai filloi të bëhej kaq emocionalisht pas fejesës me Selenën.”
Ndërsa një tjetër shtoi: “Sa i papjekur! Ai tashmë është baba i një fëmije, kanë kaluar pothuajse dhjetë vite, kur do ta kapërcejë këtë situatë?”
© Panoramaplus.al
