Nora dhe Roberti janë duke jetuar edhe ditë më të lumtura qëkurse janë bërë prindër dhe kanë treguar se janë shumë të përkushtuar.

Renee është një fëmijë i mrekullueshëm dhe që tani duket se ka plot talente, por edhe dëshira sigurisht. Gjatë ditës së sotme Roberti ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se e ka surprizuar Renenë e vogël me një dhuratë gjigande.

Ai i ka dhuruar një arush super të madh. Arushi i bardhë duket se e ka lumturuar aq shumë vogëlushen Rene sa ajo nuk ka duruar pa e përqafuar arushin.

© Panoramaplus.al

