Këngëtari me famë botërore dhe një ndër emrat më të dashur për publikun, Jason Derulo, ka befasuar fansat e tij në rrjete sociale.
Pa paralajmëruar më herët, ai ka bërë publik numrin e tij të telefonit dhe i ka treguar të gjithëve se është i disponueshëm, raporton “The Things”.
“Ç’kemi njerëz, kam vendosur që të bëjë diçka të çmendur. Do të bëj publik numrin tim në Instagram. Dua që ju të më shkruani çfarëdo që keni në mendje në secilën orë të ditës apo natës, unë jam gjithmonë në studio duke punuar.”- ka thënë Derulo ndërsa fansat nuk u kanë besuar syve!
Edhe vetë Jason ka pranuar se ka bërë diçka të çmendur, por përkushtimi për fansat e tij është i madh dhe ata meritojnë respekt.

Është shumë e rrallë që një njeri i famshëm ta bëjë këtë, por tregon se sa i vlerësojnë ata fansat e tyre.
Por a është vërtet numri i tij i telefonit? Nëse telefononi numrin e treguar në klipin e shkurtër, posta zanore vërteton se është ai.

Nuk është për t’u habitur që ai do të marrë shumë telefonata, mesazhe dhe thirrje të humbura.

Diçka të tillë e ka bërë më herët edhe Eminem, i cili ndau numrin e telefonit me fansat për të qenë sa më pranë tyre.
© Panoramaplus.al

