Dua Lipa shpesh herë ndan në rrjetin e saj social mjaft video qesharake, ku duket se bën maska për fytyrën ose momente që është tepër përgjumësh. Ajo ka treguar gjithmonë se nuk ka komplekse të tilla dhe nuk ka pse të jetë gjithmonë e kuruar për të postuar foto ose video.

Këtë herë këngëtarja ka postuar një video në ‘Instastory’, ku duket se është duke depiluar shoqen e saj. Vajzat janë në një dhomë, ku po bëjnë trajtime dhe kujdesen për pamjen e tyre. Dua ka vënë në fytyrë një maskë, me rrob-deshampër dhe duke pirë, këngëtarja duket teksa ndihmon shoqen e saj të depilohet.

Kjo nuk është hera e parë që e shohim Duan ndryshe, ajo gjithmonë poston momente për të qeshur dhe momente që nuk kanë të bëjnë me koncertet apo projektet e saj muzikore.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
