Udhëheqësi i një “sekti seksi”, i cili ishte gjithnjë i rrethuar nga femra që i quante “kotelet” e tij, është dënuar me 1,075 vite burg, raporton “The Guardian”.

Adnan Oktar u shpall fajtor për 10 akuza të ndryshme, si abuzim seksual me të mitur, drejtimin ae një bande kriminale, përdhunim, shantazh, mashtrim, spiunazh politik e ushtarak, si dhe torturim.

64-vjeçari i mohoi akuzat, por gjykata dha dënimin e saj.
Oktar i tha gjykatës në dhjetor se kishte afërsisht 1 mijë të dashura. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut fillimisht në vitin 1990 kur ishte udhëheqësi i një sekti, i cili u përfshi nga skandale të shumta seksuale.

Shumica e grave që ishin rreth tij, kishin bërë operacione plastike dhe kërcenin për të krijuar atmosferën që Oktar dëshironte.
Një nga gratë, e identifikuar vetëm si C.C., tha në sallën e gjyqit se 64-vjeçari kishte abuzuar në mënyrë të përsëritur me të dhe me gra të tjera.

Ai u shpall fajtor edhe për ndihmën që i ka dhënë Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon si organizator të grushtit të shtetit të vitit 2016.

Po ashtu, edhe 13 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Oktar, morën dënime të rënda për akuza të njëjta.

Rreth 236 të dyshuar kanë qenë në gjyq për këtë çështje, 78 prej të cilëve janë nën arrest.
© Panoramaplus.al
