Që pas mbarimit të programit të saj “C’est la vie”, moderatoren Marina Vjollca nuk e kemi parë në ekranin shqiptar. Madje ajo ka rralluar edhe postimet në rrjetet sociale, aty ku ishte mjaft aktive.

Madje për faktin se bën pak postime, dolën edhe thashethemet se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël, por moderatorja e ka mohuar këtë fakt.

Për të larguar aludimin se ajo ishte shtatzënë, Marina publikoi një foto me bashkëshortin e saj Getoar Selimin, por më pas u “zhduk” sërish.

Por një ditë më parë ajo ka postuar një video në “Instastory”, ku tregon se koha me shi e ka futur në depresion.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
