Dy këngëtarët e njohur shqiptar 2Ton dhe Labinot Tahiri lajmëruan para dy ditësh se do të sillnin bashkëpunimin e tyre të radhës. Ato shkruan në rrjetet sociale se kënga e re do të publikohej dje.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi dy këngëtarët kanë anuluar lancimin e saj. 2Ton dhe Labinoti kanë zbuluar edhe arsyen prekëse se pse nuk e hodhën këngën e tyre të re në kanalin e “Youtube”-t.
Për shkak të një aksidenti të ndodhur në rrugën Hani-Elezi ku humbën jetën tre të rinj, dy artistët e kanë shtyrë publikimin e bashkëpunimit të tyre.

“I dashur publik, ju e dini që unë dhe 2Ton kemi pasur ta lansojmë këngën e re, por për shkak të një rasti i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën për në Hanin e Elezit, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre të rinj, nuk duam ta lansojmë klipin për shkak se familjet kanë mërzi të madhe”, kanë shkruar ata në “Instastory”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

