18 Janar, 2021

“Kishim muaj pa u takuar për shkak të pandemisë”- Pedagogu kryen bën seks me partneren përpara studentëve gjatë mësimit online


Një pedagog ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi kreu marrëdhënie seksuale me partneren në sy të studentëve të tij.

Incidenti ndodhi teksa, profesori i Akademisë së Arteve të Bukura në Urbino, po zhvillonte mësim online me studentët.

Ai vendosi një video për të përfunduar temën e mësimit të shpjeguar dhe filloi të bënte seks me partneren e tij, duke menduar që kamera ishte e fikur.

Raportohet se ngjarja ndodhi pak para Krishtlindjeve, por është bërë publike vetëm pak ditë më parë, kur dorëheqja e pedagogut u bë zyrtare.

Drejtori i Akademisë, Luca Cesari, e konsideroi atë si “një profesor të shkëlqyer, shumë popullor dhe respektuar nga studentët.”

“Fillimisht diskutuam me studentët për të dëgjuar mendimin e tyre, më pas folëm me profesorin, i cili dha dorëheqjen,”– tha ai.

Nga ana tjetër profesori u kërkoi falje duke thënë: “Unë do të dëshiroja të gjykohesha nga pikëpamja njerëzore, sepse nuk jam pervers dhe madje as ekzibicionist. Nuk e mendova që shihesha online. Personin që ishte me mua nuk e kisha takuar prej muajsh për shkak të pandemisë. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Isha i bindur se studentët po ndiqnin videon dhe mësimin, ndaj e lamë veten të ‘lirë’.”

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al