Supermodelja Gigi Hadid pak muaj më parë mirëpriti në jetë vajzën. Por ylli i pasarelave u tregua shumë e rezervuar për të dhënë detaje si gjatë shtatzënisë, ashtu edhe kur vogëlushja, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar ende, erdhi në jetë.
Megjithatë herë pas here modelja ndan me ndjekësit momente me foshnjën e saj, duke ndarë momente me vajzën, si edhe detaje nga jeta personale.
25-vjeçarja në një postim në Instagram publikoi një foto teksa sfilonte për Jacquemus më 18 janar 2020. Në atë periudhë ajo nuk e dinte akoma se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë me këngëtarin, Zayn Malik.
“Një vit më parë, në Jacquemus! Vajza ime e vogël ishte aty,”- shkroi ajo, krahas fotove.
Modelja e zbuloi lajmin e bukur se do bëhej nënë një ditë para shfaqjes së Tom Ford.
“E kuptova një ditë para shfaqjes së Tom Ford ? kisha të përziera në prapaskenë ? por mësova se mund t’i kontrolloja të përzierat nëse haja vazhdimisht, kështu që nëna ime do më paketonte ushqime para çdo shfaqje ? ? E bekuar,”- shkroi Gigi në një postim në Twitter.
Shfaqja Jacquemus u zhvillua më 18 Janar 2020, në Paris të Francës ndërsa ajo e Tom Ford më 7 Shkurt 2020 në Hollywood.
Kjo do të thotë, se supermodelja dhe Zayn zbuluan lajmin e mahnitshëm në 6 Shkurt 2020!
Gigi u shfaq shumë seksi në pasarelë e veshur me një fustan të zi transparent të Tom Ford dhe i mahniti të gjithë.
Çifti ende nuk e kanë zbuluar emrin dhe imazhin e foshnjës së tyre! Ata mirëpritën në jetë vajzën në shtator të vitit 2020.










