23 Dhjetor, 2023

“Kisha frik se nuk do më vinte asnjeri”- Nuk bëri dasmë për shkak të paragjykimeve, Linda Halimi kurorëzon dashurinë e saj në “BBVK”


Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi shpesh herë ka qenë kryefjala e ‘Big Brother VIP Kosova 2”.

 

Gjatë mbrëmjes u trajtua historia e jetës së saj, e cila ka qenë e vështirë dhe me pengesa  veçanërisht në vendimin e saj për t’u martuar me një njeri të huaj dhe me ngjyrë.

Ajo tregoi se paragjykimet e mentalitetit shqiptar e kanë lënë atë pa dasmë, nga frika se askush nuk do t’i shkonte në ceremoninë e kurorëzimit.

Dëshira e këngëtares  u bë realitet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pasi bashkëshorti i saj, Davon Edwards, dhe vajza e saj, Kaimana udhëtoi nga Amerika për

Në një ceremoni modeste me banorët, çifti i thanë “Po” njëri-tjetri në sy të mijëra shikueseve  teksa shkëmbyen betimet e tyre të martesës.

 

© Panoramaplus.al