14 Prill, 2020

“Kisha dhimbje në gjoks dhe ethe”- Këngëtari rezulton pozitiv me koronavirus dhe rrëfen eksperiencën: Mjeku refuzoi të më bënte testin


Këngëtari  Sturgill Simpson ka zbuluar se është infektuar me koronavirus. Ai ndau eksperiencën e tij me ndjekësit në Instagram.

Këngëtari kishte qenë në turne në Evropën perëndimore në janar dhe në shkurt përpara se të udhëtonte drejt SHBA deri në fillim të marsit para se karantinimi të hynte në fuqi dhe koncertet të anuloheshin.

Ai shoqëroi postimin me një foto të vetes duke mbajtur një maskë në dhomën e urgjencës në një spital lokal kur shkoi me bashkëshorten e tij pasi kishte dhimbje në gjoks dhe ethe.

“Kalova një orë duke dëgjuar një mjek që refuzoi të më bënte testin pasi sipas tij nuk i përshtatesha kritereve dhe më tha që ishte e pamundur të kisha marrë virusin në Evropë pasi ka qenë pak e përhapur në atë kohë. Dy infermierë më thanë që isha personi i parë në spitalin e tyre që kisha  kërkuar të testohesha,”– u shpreh Simpson.

Ai shtoi se arriti më në fund të bënte testin më 6 prill dhe rezultoi pozitiv. Ndërsa bashkëshortja e tij, e cila kishte qenë me të edhe në turneun në Evropë doli negative me koronavirus.

Tani këngëtari ndodhet i vetëizoluar deri më 19 prill.

© Panoramaplus.al