11 Dhjetor, 2023

Kinematografia në zi, ndërron jetë aktorja e njohur


Aktorja e njohur Elle Holly ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare në Spitalin Cavalry në New York.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditu vetë publicisti i saj, duke thënë se aktorja vdiq në gjumë.

Holly filloi karrierën e saj në skenë, duke debutuar në filmin “Broadëay” në 1956. Ajo vazhdoi të punojë me James Earl Jones, Jack Lemmon dhe Cicely Tyson.

Ellen Holly luajti në "One Life To Live"; për më shumë se një dekadë.

Aktorja u bë e njohur në “One Life to Live” nga 1968 në 1980 dhe 1983 në 1985, duke u bërë ylli i parë me ngjyrë që drejton një shfaqje televiziv.

Ajo lujati në disa dilma të tjerë si “All My Children” dhe “General Hospital”, më vonë shfaqën tregime kryesore që përfshinin personazhe me ngjyrë, ndërsa më vonë ajo vazhdoi të shfaqej në seriale të tjera televizive, duke përfshirë “The Guiding Light” dhe “In The Heat of the Night”.

Në autobiografinë e saj të vitit 1996, “One Life: Autobiografia e një aktore afrikano-amerikane”, aktorja kujtoi se si ajo dhe bashkë-yjet e tjerë me ngjyrë u paguan dhe u keqtrajtuan nga drejtuesit e “One Life to Live”.

Holly ka lënë pas disa mbesa dhe kushërinj.

© Panoramaplus.al