Aktorja e njohur italiane, Sandra Milo ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçar.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vetë familjarët e saj, ndërsa thanë që aktorja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Romë e rrethuar nga të dashurit e saj, duke mos zbuluar shkakun e vdekjes.
Milo, emri i vërtetë i të cilit ishte Salvatrice Elena Greco, ishte një nga aktoret më të njohura të kinemasë italiane.
Në vitin 2021 ajo fitoi çmimin “Oscar” për rolin e saj në filmin “David di Donatello”.
Aktorja e lindur në Tunis ka punuar me disa regjisorë të ndryshëm të mëdhenj si Antonio Pietrangeli, Roberto Rossellini, Gabriele Salvatores, Gabriele Muçino, Pupi Avati, Jean Renoir dhe Claude Sautet.
© Panoramaplus.al

