1 Janar, 2024

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur


Aktori i njohur Tom Wilkinson ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmiin e trishtë e ka bërë të ditur vetë familoja e të ndjerit përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa kërkuan privatësi  në këtë moment mjaft të vështirë për ta duke mos treguar shkakun e vdekjes së aktorit.

Tom Wilkinson është dy herë i nominuar për çmimin “Oscar” për rolet e tij në Bedroom Secrets (2001) dhe Michael Clayton (2007) dhe në 1997 ai fitoi një çmim BAFTA për aktorin më të mirë dytësor për interpretimin e tij në “Men ëith all of them” (1997) .

Wilkinson u bë i njohur për publikun e gjerë nga filmat “The Full Monty”, “Shakespeare In Love” dhe “The Best Exotic Marigold Hotel”.

Gjithashtu në vitin 2009, ai fitoi një “Golden Globe” dhe “Primetime Emmy Award” për aktorin më të mirë dytësor në një mini-serial ose një film për rolin e tij si Benjamin Franklin në John Adams. Me më shumë se 130 kredite filmike dhe televizive gjithsej, Wilkinson ishte po aq rehat në dramat e periudhës si ”Sense and Sensibility” e 1995-ës dhe “Belle” e 2013-s, aq edhe në filmat si “Rush Hour” së bashku me Jackie Chan në 1998 ose “RocknRolla” të Guy Ritchie në 2008.

Ai gjithashtu fitoi një çmim “Emmy” në filmin “John Adams” të vitit 2008, ndërsa gjithashtu luajti rolin  e Presidentin Lyndon B Johnson në filmin “Selma” të vitit 2014.

© Panoramaplus.al