Aktorja Michelle Trachtenberg, ka humbur jetën në moshën 39-vjeçare, pas një transplanti të mëlçisë.

Sipas Daily Mail, ajo u gjet e vdekur të mërkurën (26 shkurt) në apartamentin e saj në qytetin e New York-ut, nga nëna e saj.

Më tej u raportua se aktorja së fundmi iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë pasi luftoi me problemet me alkoolin dhe si pasojë e tij mund të ketë pasur komplikacione.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i aktores teksa u shpreh se familja e saj kërkon privatësi këto momente.
“Me pikëllim të madh konfirmoj se Michelle Trachtenberg ka ndërruar jetë. Familja kërkon privatësi për humbjen e tyre. Nuk ka detaje të tjera për momentin,” tha ai.
Përsa i përket policisë, sipas tyre, përveç sëmundjes së saj, për vdekjen e aktores nuk dyshohet të jetë bërë shkak gjë tjetër.
Njoftimi i policisë
Të mërkurën, më 26 shkurt 2025, rreth orës 08:01, policia iu përgjigj një thirrjeje të një individi në 1 Columbus Place, brenda kufijve të zonës veriore të Midtown. Pas mbërritjes, oficerët panë një femër 39-vjeçare pa ndjenja dhe të pavetëdijshme. EMS iu përgjigj vendndodhjes dhe konstatoi. Nuk dyshohet për kriminalitet. Mjeku do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Hetimi mbetet në vazhdim. vdekjen e viktimës.
© Panoramaplus.al

