29 Shkurt, 2024

Kinematografia në zi! Ataku kardiak i merr jetën aktorit të njohur


Aktori i njohur i humorit, Richard Lewis ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, për shkak të një ataku kardiak.

Ai ndërroi vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas publicistit të tij Jeff Abraham.

Në vitin 2023 Lewis zbuloi se ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Parkisonit, e cila është një çrregullim progresiv që prek sistemin nervor dhe pjesët e trupit të kontrolluara nga nervat.

Lewis luajti në një sërë filmash si, “Anything But Love” dhe “Curb Your Enthusiasm”, ku korri suksese të një pas njëshme.

Aktori gjithashtu u vlerësua nga “Comedy Central” si një nga 50 komedianët më të mirë të të gjitha kohërave.

 

 

© Panoramaplus.al