30 Mars, 2026

Kim Novak kritikon përzgjedhjen e Sydney Sweeney për rolin e saj në një film biografik: Ajo gabon plotësisht që më luan mua!


Aktorja legjendare Kim Novak ka shprehur hapur pakënaqësinë për përzgjedhjen e Sydney Sweeney për ta interpretuar në filmin biografik të ardhshëm Scandalous, duke deklaruar se “ajo gabon plotësisht që më luan mua”.

kim novak sydney

Në një intervistë për The Times, Novak, 93 vjeç, u shpreh se nuk do ta kishte miratuar kurrë këtë projekt, i cili fokusohet në marrëdhënien e saj me muzikantin e njohur Sammy Davis Jr.

Edhe pse zhvillimi i filmit raportohet se ka hasur vështirësi, aktori Colman Domingo është përfolur si regjisor i mundshëm. Në projekt parashikohet që Sweeney të luajë rolin e Novak, ndërsa aktori britanik David Jonsson të interpretojë Sammy Davis Jr.

Novak kritikoi gjithashtu mënyrën se si mund të portretizohet historia e saj në film. Ajo u shpreh se Sweeney “shkëlqen shumë në aspektin sensual” dhe shtoi se ka frikë që filmi do të fokusohet kryesisht tek dimensioni seksual i marrëdhënies së saj me Davis.

“Nuk ka si të shmanget trajtimi si një marrëdhënie seksuale, sepse Sydney Sweeney duket seksi gjatë gjithë kohës”, tha Novak. “Ajo gabon që më interpreton mua”.

kim novak
Kim Novak (2025)

Deri tani, Sweeney nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve. Në një intervistë të mëparshme për People, ajo ishte shprehur se ndihej “jashtëzakonisht e nderuar” për këtë rol dhe “shumë e emocionuar” që kishte takuar vetë Novak.

“Mendoj se historia e saj mbetet shumë aktuale, pasi ajo u përball me presionin e Hollywood-it mbi jetën private dhe imazhin e saj publik”, ishte shprehur Sweeney.

Sydney Sweeney (9)

Më herët, Novak kishte kundërshtuar edhe titullin e filmit. “Nuk mendoj se marrëdhënia jonë ishte skandaloze. Ai ishte dikush për të cilin më interesonte vërtet”, ka thënë ajo.

Historia mes Novak dhe Davis nisi në vitin 1956 dhe u zhvillua në fshehtësi për rreth një vit. Gjatë xhirimeve të filmit Vertigo nga regjisori Alfred Hitchcock, Davis e vizitonte shpesh aktoren dhe ata kaluan bashkë festa si Dita e Falënderimeve dhe Krishtlindjet.

Megjithatë, në vitin 1958 lidhja e tyre u bë publike, duke shkaktuar shqetësim në studion Columbia Pictures për shkak të reagimeve të mundshme ndaj një marrëdhënieje ndëretnike në atë kohë.

kim n
Kim Novak & Sammy Davis Jr

Sipas rrëfimeve, drejtuesi i studios, Harry Cohn, thuhet se kërcënoi Davisin përmes ndërmjetësve kriminalë që të martohej brenda 48 orësh me një grua me ngjyrë. Pak ditë më vonë, Davis u martua me balerinën Loray White, megjithëse martesa zgjati pak dhe përfundoi me divorc.

Sa i përket jetës personale, Novak u martua fillimisht me aktorin britanik Richard Johnson në vitin 1965, dhe më pas me veterinerin Robert Malloy në vitin 1976, me të cilin qëndroi deri në vdekjen e tij në vitin 2020.

Sydney Sweeney Oscar de la Renta
Sydney Sweeney (14)

© Panoramaplus.al