23 Tetor, 2025

Kim Kardashian zbulon se është diagnostikuar me aneurizëm në tru: Erdhi nga stresi i divorcit me Kanye West


Ylli televiziv dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, ka zbuluar se është diagnostikuar me një aneurizëm të vogël në tru, për të cilin beson se është shkaktuar nga stresi intensiv gjatë divorcit të saj të bujshëm me Kanye West.

kim_kardashian

Në premierën e sezonit të shtatë të serialit “The Kardashians”, Kim ndau lajmin me motrën e saj, Kourtney Kardashian, e cila u shfaq e tronditur nga rrëfimi.

Sipas saj, mjekët zbuluan aneurizmën pas një rezonance magnetike, ndërsa shpjeguan se ajo lidhet me ankthin dhe tensionin e vazhdueshëm që përjetoi gjatë periudhës së divorcit.

Aneurizmat cerebrale janë zgjerime patologjike të enëve të gjakut të trurit, që zakonisht formohen në ndarjet e arterieve të mëdha në bazën e trurit.

Prekja e popullsisë varion nga 1% deri në 5%, më shpesh tek njerëzit e moshës 35–60 vjeç, me dominim tek gratë (raporti 3:2 me burrat).

Faktorët e rreziku

Pirja e duhanit dhe tensioni i lartë i gjakut

Konsumimi i tepruar i alkoolit

Trashëgimia familjare dhe disa sëmundje gjenetike

Mungesa e aktivitetit fizik dhe stili i pashëndetshëm i jetesës rrisin rrezikun
Sipas ekspertëve, aktiviteti i rregullt fizik dhe një stil jetese i ekuilibruar ulin ndjeshëm mundësinë e formimit apo çarjes së aneurizmave.

 Si shfaqen simptomat?

Forma më e rëndë është hemorragjia subaraknoidale, e cila shpesh fillon me dhimbje koke të papritur dhe shumë të fortë.

Rreth 10% e pacientëve ndërron jetë përpara se të arrijë në spital, ndërsa shumë të tjerë paraqiten me gjendje neurologjike të rëndë.

Në disa raste, aneurizmat e paçarura (të zbuluara rastësisht) mund të rriten dhe të ushtrojnë presion mbi trurin apo nervat kranialë, duke shkaktuar simptoma si shikim të turbullt, marramendje apo kriza epileptike.

© Panoramaplus.al