Ylli i televizionit Kim Kardashian West ka pranuar se ajo e thyen shpesh herë rregullin e kujdesit të lëkurës. Ajo është shprehur se i ka ndodhur që të shtrihet në krevat me grim në fytyrë.

38-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin “Busy Tonight” ku zbuloi se bën një veprim të tillë që të jetë gati për ditën tjetër.
“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”, tha ajo.

Fakti që Kim ulet për të fjetur me grim, nuk do të thotë që duhet ta bëjnë të gjithë. Rregulli i kujdesit të lëkurës vijon të mbetet ndër kryesoret që duhet të zbatojnë femrat për një fytyrë sa më të pastër.
Ndërkohë kujtojmë se Kim është një prej blogereve më të njohura në botë, e cila ka një linjë kozmetike dhe grimier personal që është i disponueshëm për të kur të dojë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
