Ylli televiziv, Kim Kardashian ka zbuluar një detaj rreth martesës së saj 72-ditëshe me ish-yllin e NBA-së, Kris Humphries, më gusht të vitit 2011.

Çifti për të cilin nuk mbeti media pa shkruar, u penduan për celebrimin e tyre, dhe i dhanë fund pas disa ditësh nga dasma e tyre.

Asaj kohe u tha se martesa e tyre ishte thjesht një marifet publicitar për të promovuar shfaqjen “Keeping Up With the Kardashians”. Thashethemet nuk u konfirmuan kurrë dhe divorci i tyre u finalizua në tetor 2013, kur Kardashian tashmë ishte në një lidhje me Kanye West për më shumë se një vit, shkruan People.

Gjatë episodit, Kardashian zbuloi se Humphries i kishte kërkuar që t’i kthente unazën e fejesës. Madje, ajo shtoi se ishte ajo që kishte mbuluar pothuajse të gjitha shpenzimet e saj, pasi ish-basketbollisti kishte paguar vetëm një të pestën e vlerës.

Teksa iu referua unazës së fejesës nga martesa e saj e parë me producentin e muzikës Damon Thomas në vitin 2000, Kardashian tha:

“E para ishte 14 karat, e kam akoma.”
Më pas Khloe Kardashian e pyeti për atë nga martesa e saj e dytë, ku Kardashian u përgjigj:

“Më duhej t’ia ktheja Kris Humphries. Nuk e mbajta. Isha shtatzënë me North, por ende e martuar me të dhe për të finalizuar divorcin, ai më kërkoi t’ia ktheja”, ka treguar Kardashian teksa theksoi se Humphries kishte kontribuar vetëm në një pjesë të vogël të kostos.

Pasi unaza u kthye, Humphries e nxori atë në ankand, duke arritur ta shiste për 749,000 dollarë, një shumë që tejkalonte shumë vlerësimin fillestar prej 300,000 – 500,000 dollarë. Sipas përfaqësuesit të tij, të ardhurat ishin të destinuara për qëllime bamirësie, megjithëse marrësi përfundimtar nuk u zbulua.

Kishte raporte se unaza kishte kushtuar deri në 2 milionë dollarë, një shumë që ishte pothuajse e barabartë me pagën vjetore të Humphries në atë kohë. Megjithatë, nëna e Kardashian, Kris Jenner, i mohoi thashethemet, duke thënë se çmimi i saj aktual ishte më pak se gjysma e shumës së përfolur.


