7 Tetor, 2020

Kim Kardashian shtyn festën e 40-vjetorit të lindjes deri në vitin 2021, për shkak të dramës familjare! Ja ç’ka ndërmend të bëjë


Kim Kardashian nuk do ta festojë ditëlindjen e 40-të ashtu siç kishte planifikuar për këtë vit.

kim kardashian (2)

Ajo do të mbushë 40 vjeç më 21 tetor, por nuk do të festojë ditëlindjen derisa të vendosen kufizimet e koronavirusit, gjë që ajo shpreson të bëhet në vitin 2021.

Duket se shtyrja ka të bëjë edhe me dramën familjare që familja Kardashian po kalon së fundmi.

kim kardashian (4)

Ato anuluan shfaqjen “Keeping Up With The Kardashians”, për shkak të çrregullimeve mendore që bashkëshorti i saj, Kanye West shfaqi gjatë fushatës presidenciale.

kim kardashian (1)

Unë kisha planifikuar gjithçka”,- tha nëna e 5 fëmijëve për revistën “Grazia”.

Festa do të quhet ‘Wild Miss West’. Unë kisha planifikuar të vishja një kostum metalik. Nuk dua ta ‘harxhoj’ veshjen e personalizuar në një festë vetëm me 5 persona, prandaj do të pres deri vitin e ardhshëm”,- u shpreh Kim.

kim kardashian (7)

Çifti nuk i ka pasur mirë punët, që kur Kanye kandidoi si president i Shteteve të Bashkuara, periudhë gjatë së cilës Kim tha se ai kishte shfaqur sjellje bipolare. E tërë familja Kardashian nuk e mbështeste reperin në këtë rrugë që kishte marrë, megjithatë ai vendosi të mos hiqte dorë.

kim kardashian (3)

Mediat raportojnë se Kanye po përpiqet të “gjejë veten”, ndërkohë që Kim është përqendruar në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të saj.

kim kardashian (4)kim kardashian (3)

© Panoramaplus.al