26 Shtator, 2023

Kim Kardashian nuk njihet në fotot e saj të fundit/ Ylli bën ndryshimin drastik në pamje


Modeli i ri i flokëve të Kim Kardashian i ka surprizuar të gjithë.

Ylli botëror nuk njihet në kopertinën e numrit të ri të CR Fashion Book, me një dukje super të vecante, flokët e shkurtra dhe vetulla të holla.

Në një postim të sajin n insItagram ajo ka shkruar “Çmenduri si isha në kopertinën e parë dhe tani 10 vjet më vonë ende e frymëzuar nga Carineroitfeld. Të dua”.


Pamja e saj për foton e kopertines ishte po aq e habitshme, me një kanatjerë të bardhë dhe të bërë pis dhe një palë pantallona të shkurta.

Madje fansat kanë pyetur nese pamja e Kim Kardashian mund të jetë frymëzuar nga bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, e cila ruan një model të ngjashëm flokësh gjithashtu.

© Panoramaplus.al